Michel: Sa më parë të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

1 min read

Kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel tha se autoritet europiane po ndjekin nga afër situatën në Bullgari, përcjell TV21. Michel thotë se ka dallime ende në BUllgari por që janë të angazhuar që sa më parë të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Këtë mëngjes kemi takim të rëndësishëm me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është moment i rëndësishëm sepse është edhe vullneti i Ballkanit Perëndimor t’i japim energji procesit të Ballkanit Perëndimor, për të përçuar mesazh të qartë dhe të fortë. Sigurisht që ende ka bisedime në Bullgari. E ndjekim situatën nga afër. Jemi të përfshirë me kryesimin francez, që ta vëmë propozimin në tavolinë që të mund sa më parë të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Janë prioritetet tona më të larta dhe bëjmë gjithçka për të arritur në kohë për këtë çështje të rëndësishme./TV21