Mickoski: Udhëheqim në Kërçovë, në 15 komuna fituam në rrethin e parë

Lideri i VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski ka vlerësuar se “votuesit e tyre kanë shumë arsye për të festuar sonte, por ka ende punë”.
Ai në paraqitjen para mediave për procesin zgjedhor, numëroi komunat ku si parti kanë fituar që në rrethin e parë, udhëheqin apo shkojnë me fitore të sigurt në rrethin e dytë.
“Makedonski Brod, Aerodrom, Kisella Voda kemi udhëheqje bindëse 2/1. Sopishtë përfundojmë punë që në rrethin e parë. Qendra dhe Karposhi do të kenë rreth të dytë. Buteli e ka kryer punën që në rrethin e parë. Çuçer Sandevë, Gazi Baba kryen punën që në rrethin e parë. Gjorçe Petrov kemi udhëheqje bindëse, Aleksandri mund të kalojë qysh në rrethin e parë. Pehçevë shkojmë në rrethin e dytë, Kamenicë shkojmë në rrethin e dytë, Vinicë mbaroi që në rrethine dytë, Koçan shkojmë në rrethin e dytë – aty bëhet garë e pabarabartë. Vernovci mbaruam punë që në rrethin e parë. Zelenikovë shkojmë në rrethin e dytë, në Petrovec 3/1 në rrethin e parë dhe Borçe mbetet kryetar. Ilindeni mbetet i yni, fiton Oliver Spasovskin Aleksandri. Çeshinovë Obleshevë shkojmë në rrethin e dytë. Në Shtip mbaruam punë që në rrethin e parë. Karbinci kemi kryetarin e parë në rrethin e parë, në Sveti Nikollë, Llozovë shkojmë në rrethin e dytë, në Kratovë shkojmë në rrethin e dytë për pak vota nuk arritëm të kemi sukses në rrethin e parë. Rankovc shkojmë në rrethin e dytë. Velesi është qytet i VMRO-së. Gradsko do të ketë kryetarin e ri të VMRO, Radovish shkojmë në rrethin e dytë për shumë pak. Novo Sellë shkojmë në rrethin e dytë, në Gjevgjeli jemi shumë afër fitores, Negotina e ka kryetarin e ri – Goranin, Demir Kapi shkojmë në rrethin e dytë. Mitko fitoi me 10 mijë dallim në Kavadar, Rosoman hyjmë në rrethin e dytë, në Prilep fitojmë në rrethin e parë, Në Mogillë është kryer puna që në rrethin e parë, në Manastir ka udhëheqje bindëse, me shumë gjasë edhe aty do të kemi fitore në rrethin e parë. Në Ohër është dallimi më shumë se 2 mijë vota, VMRO-DPMNE-ja udhëheq në Kërçovë. Rreth të dytë kemi në Mavrovë, në Demir Hisar, kurse në Jegunovcë kemi fitore që në rrethin e dytë. Në Bervenicë hyjmë në rrethin e dytë”, tha Mickoski, transmeton TV21.

Back to top button