Gjiganti i teknologjisë amerikane Microsoft ka konfirmuar se po vazhdon bisedimet për të blerë operacionet të aplikacionit kinez, TikTok në territorin amerikan.

Shefi i Microsoftit, Satya Nadella pati një bisedë me presidentin amerikan, Donald Trump në lidhje me blerjen e aplikacionit ka bërë të ditur kjo kompani.

Microsoft theksoi se “vlerëson plotësisht rëndësinë” e adresimit të shqetësimeve të Trumpit për këtë aplikacion.

“Do të bëhet një përmbledhje e plotë e sigurisë së aplikacionit”, shtoi kompania.

Kjo pasi Trump ka thënë ditë më parë se planifikon të ndalojë aktivitetin e këtij aplikacioni në SHBA.

Mirëpo, sipas Microsoft-it, TikTok do bëjë një rishikim të politikave për sigurinë, si dhe është thënë se vetë Microsoft duhet t’i ofrojë qeverisë amerikane listën e “përfitimeve ekonomike” të shtetit nga arritja e marrëveshjes eventuale.

Kompania amerikane ka thënë se shpreson që të arrijë përfundime me kompaninë që menaxhon TokTok-un, ByteDance, deri më 15 shtator./21Media