Miftaraj: Letërkëmbimi i Thaçit me NATO-n nuk është marrëveshje

I ftuar sonte në emisionin Click ishte Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi

Në emisionin Click në RTV21 u bisedua lidhur me publikimin e sotëm të letërkëmbimit mes presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ishte kryeministër, dhe ish sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sipas Ehat Miftarajt nga IKD, ky letërkëmbim nuk mund të quhet marrëveshje, ashtu siç u quajt nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas Miftarajt, ky letërkëmbim nuk i plotëson as kriteret elementare që të quhet marrëveshje.

Këto kritere, deklaron Miftaraj, janë një institucion që do të iniconte këtë marrëveshje, grupet punuese, dhe që ky letërkëmbim të marrë karakter obligativ në Republikën e Kosovës, do të duhej të dërgohej për ratifikim në Kuvendin e Kosovës./21Media

Back to top button