Mbrëmja e maturës është një nga netët që me padurim pritet nga të rinjtë. Kësaj mbrëmje rëndësi të veçantë i kushtojnë të gjithë, por më së shumti vajzat.

Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha sot bëri publike do të iu del në ndihmë semimaturanteve dhe maturanteve të kësaj gjenerate.

Këngëtarja këtë e bëri të ditur në emisionin “Prite të gjelbrën” në RTV21, duke thënë se është në disponim të iu ndihmojë vajzave me fustane të markës “Jovani” nëse do të mbahen mbrëmjet sivjet.

“Jam e gatshme deri në 10 mijë euro me ju qëndru pranë”, u shpreh ajo, shkruan rtv21.tv.

Në anën tjetër, Braha tha se edhe nëse nuk mbahen mbrëmjet për shkak të pandemisë Covid-19, ajo do t’ua mundësojë maturanteve që së paku të realizojnë fotografi me fustane në mënyrë që të iu mbetet kujtim./21Media

#PritetëGjelbrën #MihrijeBraha dhuron fustane #Govani për maturantet

#PritetëGjelbrën #MihrijeBraha dhuron fustane #Govani për maturantet

Gepostet von RTV21 am Montag, 4. Mai 2020