Mijëra protestues të grupit të të drejtave civile të njerëzve me ngjyrë ‘Black Lives Matter’ mbushën sot Sheshin e Parlamentit në Londër, pavarësisht lutjeve të ministres së shëndetësisë për të qëndruar në shtëpi shkaku i koronavirusit.

Protestat e sotme shënuan fundjavën e dytë të demonstratave të ndezura që prej vdekjes së afro-amerikanit të paarmatosur, George Floyd në SHBA javën që shkoi.

Demonstruesit rrethuan selinë parlamentare të Westminster një ditë pasi qeveria i kërkoi të ruanin rregullat e distancimit social, duke mos u grumbulluar në grupe më të mëdha se gjashtë njerëz.

Dy herë kampioni i boksit, Anthony Joshua iu bashkua protestuesve në Watford në veri të Londrës, teksa ecte me paterica e mbante veshur një bluzë me mbishkrimin: ‘Black Lives Matter.’

Joshua pati një protezë në këmbë si masë mbrojtëse ndaj një ndrydhjeje javës që shkoi./kp