Mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit Agron Haradinajt

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të luftëtarit të UÇK-së, Agron Haradianj, në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.
Aty ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cila ka vlerësuar lartë veprimtarinë e Agronit, si njëri ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të pranishmëve iu është drejtuar me një fjalë rasti edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, si dhe familjarët.
Përndryshe, Gjykata Speciale nuk ua ka mundësuar të marrë pjesë në këtë ceremoni, Nasim Haradinajt, i cili e kishte vëlla Agron (Smajl) Haradinajn.

Back to top button