Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë bërë sërish bashkë në ekranin e madh, ku që prej 2012-ës nuk kishin dalë më së bashku.

Këtë herë jo për një serial, por një reklamë të ‘Super Bowl’.

‘Cheetos’ ka publikuar një pjesë të shkurtër të reklamës për produktin e ri ku shfaqet Mila teksa përpiqet të realizojë një monolog. Më tej në një tjetër reklamë shfaqet Kutcher, duke hapur qesen e produktit të ri të markës së njohur.

Në reklamat e shkurtra që janë publikuar deri tani Mila dhe Kutcher nuk janë bashkë, por pritet që të shfaqen tek reklama surprizë që do transmetohet në ndeshjen e madhe të ‘Super Bowl’.

Kjo është hera e parë që çifti shfaqen bashkë në televizion pas njohjes në “That ‘70s Show” më 2012-ën ku nisi romanca e tyre. Ata tashmë janë prindër të dy fëmijëve dhe jetojnë të lumtur dashurinë e tyre larg medias.

Adhuruesit janë më të lumtur se kurrë për gjithçka po përgatitet dhe ky rikthim megjithëse vetëm për një reklamë ka qenë entuziasmues.