Milan dëshiron të nënshkruajë me Diego Dalot në formën e transferimit permanent, raporton “Calcio Mercato”.

21-vjeçari aktualisht është në formë huazimi në “San Siro” nga Manchester United, dhe “Rossonerët” dëshirojnë ta bëjnë permanente blerjen e tij në verë.

United ka paguar dëmshpërblim 25 milionë euro për transferimin e Dalot nga Porto në vitin 2018, por Milan shpreson ta sjellë lojtarin në radhët e tyre për gjysmën e çmimit që pagoi Manchester.

Këtë sezon, Dalot ka regjistruar tetë paraqitje në Serie A për skuadrën e Milan.