Mbrojtësi anglez është përshtatur mirë në Serie A, ku po kalon në formë të shkëlqyer në “San Siro”.

AC Milan dëshiron transferimin permanent të mbrojtësit të Chelseat Fikayo Tomori, por skuadra italiane nuk mund të negociojë klauzolën prej 30 milionë eurosh, shumë kjo që në marrëveshjen aktuale e aktivizon opsionin e blerjes permanente të mbrojtësit anglez, raporton Goal.

Edhe pse bisedimet zyrtare mes dy klubeve ende nuk kanë filluar, gjiganti i Italisë është i kënaqur me performancën e mbrojtësit 23-vjeçar.

Pas vetëm katër paraqitje deri në janar nën urdhrat e ish-trajnerit të Chelseat Frank Lampard, Tomori tani duket se është përshtatur në Milan, ku ka pasur 11 paraqitje në ekipin e parë.

Duke pasur parasysh formën e mirë në të cilën ndodhet Tomori, “blutë” e Londrës vështirë se do të ofrojnë një zbritje në çmimin e tij, sidomos një klubi që ka qëllime të rikthehet fuqishëm në futbollin evropian sikurse është Milan.