Milani dhe Juventus përballen të mërkurën në një ndeshje mes të barabartësh, si rrallëherë gjatë viteve të fundit, ku bardhezinjtë kanë dominuar, duke fituar 9 tituj rresht.

Por, para kësaj ndeshje disa nga lojtarët kryesorë të të dy ekipeve nuk do të jenë të pranishëm.

Te Juventusi mungesat janë Morata dhe Alex Sandro. I pari është i ndëshkuar, ndërsa Sandro rezultoi sot pozitiv për Covid-19. Të dy lojtarët janë titullarë stabël për Pirlon. Te Milani lista e të dëmtuarve është më e gjatë.

Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer, Matteo Gabbia dhe Alexis Saelemaekers u stërvitën veçmas ditën e sotme dhe me shumë gjasa nuk do të jenë të pranishëm në fushë në ndeshjen e së mërkurës.