Milan luan baras në udhëtim
18 Shkurt 2021
Rossonerët kanë barazuar në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Ligën e Evropës ndaj Crvena Zvezdës me rezultat 2-2.
Theo Hernandez shënoi pas 13 minutave, por që ky gol u anulua shkaku i pozitës jashtë loje. Megjithatë Milani arriti të gjente golin para se të shkonte në pushim mes pjesëve.
Samu Castillejo asistoi bukur në zonë, ndërsa mbrojtësi vendas Pankov shënoi në portën e tij për 0-1.
Vendasit barazuan gjithçka në minutën 54-të, kur Kanga shënoi nga penalltia për 1-1. Theo Hernandez fitoi vet një penallti të cilën e shëndrroi në gol për 1-2.
Në fund të ndeshjes, vendasit barazuan rezultatin në 2-2, me Pankov që ishte realizues.