Ndeshja do të luhet në San Siro

Ndeshja do të luhet në San Siro

Pas ndeshjes në kuadër të Serie A, Milan dhe Napoli do të ndeshen sërish, por kësaj radhe në kuadër të Kupës së Italisë. Kjo ndeshje do të luhet në San Siro sot nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për një kalim të mundshëm në gjysmëfinale, në kuadër të kompeticionit të dytë nga rëndësia në futbollin italian.

Sulmuesi polak i sapoardhur tek rosonerët Piatek, pritet që ndeshjen ta fillojë nga fillimi, i ndihmuar nga Suso dhe turku Calhanoglu.

Ndërkohë, te Napoli ndryshimet që priten të ndodhin në formacion janë kthimi i Allan dhe kthimi në 11shen startuese të Elseid Hysaj.

Formacionet e mundshme:

AC MILAN: Donnarumma; Calabria, Romagnoli, Musacchio, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paquetá; Suso, Piatek, Calhanoglu.

NAPOLI: Meret; Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Ghoulam; Callejon, Allan, Diawara, Ruiz; Mertens, Insigne.