Milani njofton se Zlatan Ibrahimovic po rikuperohet mirë nga një dëmtim i këmbës dhe do t’i nënshtrohet testeve të reja në rreth 10 ditë.

“AC Milan njofton se Zlatan Ibrahimovic i është nënshtruar një kontrolli pas dëmtimit të muskujve të tij të djathtë. Shërimi i tij po ecën mirë, pa komplikime dhe pritet të bëhet një kontroll i ri për rreth dhjetë ditë”, shkruan klubi italian

Ibrahimovic do të humbasë gjysmëfinalen e Coppa Italia ndaj Juventusit javën e ardhshme – për shkak të suspendimit.

Sidoqoftë, nëse kuqezinjtë do të arrinin në finale të 17 qershorit, ai do të kishte të drejtë të luajë në finalen e madhe të Romës.