Ndryshime të mëdha priten të ndodhin tek klubi italian

Ndryshime të mëdha priten të ndodhin tek klubi italian

Milan po mendon të shesë tre lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit, në mënyrë që të rregulloj problemet e tyre financiare.

“Gazetta dello Sport” shkruan se mbrojtësi i majtë Ricardo Rodriguez, mesfushori Franck Kessie dhe sulmuesi i krahut Suso janë tre lojtarët që pritet të largohen nga “San Siro”.

Klubet e mëdha evropiane janë vënë pas Susos, ndërsa interesim për Rodriguez dhe Kessie ka shprehur Napoli.

Rodriguez është duke u kërkuar me ngulm nga ish-trajneri i tij, tanimë trajneri i skuadrës së Napolit, Gennaro Gattuso.

Ai ishte një ndër lojtarët më të pëlqyer të tij në Milan./21Media