Milan refuzon mbrojtësin e Manchester United
8 Gusht 2020
Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë, Eric Bailly ka kaluar një tjetër sezon jo të mirë te Manchester United, i përballur me shumë lëndime.
Kontrata e 26 vjeçarit me Manchester United ishte zgjatur deri në vitin 2022, por ‘Djajtë e Kuq’ tani e kanë vendosur atë në shitje, duke kërkuar të ardhura nga shitja e tij, për të shkuar pas synimeve të tyre.
Sipas medieve në Itali, United i ka ofruar Milanit mbrojtësin, me italianët që janë të interesuar për një qendër mbrojtës.