Milani ka zyrtarizuar transferimin e Diogo Dalot nga Manchester United në formë huazimi.

Mbrojtësi portugez u largua nga Djajtë e Kuq, për t’iu bashkuar Rossonerëve që i bënë me dije se mund të ketë minuta më shumë tek ata.

Ole Gunnar Solskjaer e lejoi largimin e lojtarit, për t’u formuar më shumë si lojtar dhe të luajë më shumë minuta te Milani.

Lojtari do të qëndrojë në huazim deri në fund të këtij edicioni, ndërsa do të bartë numrin 5 në fanellë.