Milani e ka mposhtur Crotonen me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë në Serie A.

Rossonerët e filluan mjaftë mirë takimin duke rrezikuar portën e vendasve disa herë, mirëpo u mungoi fati.

Para se të përfundonte pjesa e parë, Milani fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi Franck Kessie në minutën e 45+2.

Edhe në 45 minutat e dytë skuadra e Stefano Piuolit ishte më kërkuese dhe arriti të dyfishonte rezultatin me anë të Brahim Diazit që shënoi në minutën e 50-të.

Deri në fund të takimit, Milani kishte edhe disa shanse të tjera të arta, mirëpo që nuk i konkretizuan ato.

Pas javës së dytë, Milani gjendet në pozitën e dytë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Napoli që është lider dhe Verona në vendin e tretë.