Klubi italian Milan do të përpiqet të arrijë marrëveshje me mbrojtësin Jerome Boatengun gjatë muajit janar.

Qendërmbrojtësi pritet të largohet nga Bayern Munichu, pasi klubi gjerman ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën.

32-vjeçari është i lidhur me Allianz Arena deri në fund të sezonit aktual, që do të thotë se në janar mund të negociojë me klubet e interesuara për t’u larguar si futbollist i lirë gjatë verës.

Live raporton se rossonerët janë përfshirë në garë dhe synojnë përforcimin e fazës defensive. /21Media