Një barazim i pa pritur dhe shumë i hidhur ka ardhur për Milanin në kuadër të xhiros së 25 të Serie-A.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Stefano Pioli ka marrë vetëm një pikë në ballafaqim me Udinesen duke shpëtuar nga humbja vetëm në sekondat e fundit të lojës shtesë pas një penalltie të realizuar nga Frank Kessie.

Pas një krosimi nga goditja e këndit nga De Paul, ishte Becao ai i cili goditi me kokë dhe reagimi i dobët i portierit Donnarumma bëri që ai top të përfundonte në rrjetë në minutën e 68’.

Ky barazim është një goditje e rëndë për Milanin në rrugën drejt titullit kampion pasi tani mbetet tre pikë prapa liderit Inter të cilët po ashtu kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe do të ballafaqohen të enjtën me Parman në “Enio Tardini” dhe në rast fitoreje do të shkëputët me gjashtë pikë.