Milani kërkon fitoren, ja formacioni zyrtarë kundër Sassuolos

Sot me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Sassuolos dhe asaj të Milanit, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të Serie A.
Kampioni italian do të kërkojë me çdo kusht të vazhdojë formën e mirë pa humbje dhe të regjistrojë fitoren e tretë të sezonit të ri 2022/23.
Pas tre ndeshjeve, “Rossonerët” kanë regjistruar dy fitore dhe një barazim, duke arkëtuar gjithsej shtatë pikë në vendin e dytë, krahas Sassuolos që ka një fitore, një barazim dhe një humbje, të cilat e renditin në vendin e 13 në bilancin e katër pikëve.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për vendasit nuk do të paraqiten Muldur dhe Traore, kurse te Milani do të mungojnë Ibrahimovic, Origi dhe Rebic.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka vendosur se me cilët futbollistë do ta fillojë ndeshjen e sotme, dhe formacionin zyrtarë kundër Sassuolos e gjeni më poshtë:

Back to top button