Mateo Musacchio është një nga futbollistët e Milanit që i përfundon kontrata në verën e ardhshme, por ndryshe nga emra si Ibra, Calhanoglu, etj., drejtuesit e klubit milanez nuk kanë ndërmend t’i rinovojnë bashkëpunimin spanjollit.

Aktualisht për Musacchion kanë shfaqur interes klube si Valencia e Villareal, të cilat mund të paguajnë një shifër simbolike për ta marrë që në janar, ose të presin qershorin për ta transferuar me parametra zero.