Skuadra e Milanit të dielën mbrëma e mposhti Napolin me rezultat 3-1.

Milani kaloi shumë shpejt në epërsi, me golin e Zlatan Ibrahimoviçit, në minutën e 20-të të takimit. Për dyfishimin e epërsisë, ishe përsëri Ibra që shënoi në minutën e 54-të.

Ndërsa, Napoli arriti të shënojë vetëm një herë. Golin për Napolin e shënoi Dries Mertens, në minutën e 63-të.

Ndërsa, për golin e tretë për Milanin e shënoi Jens Petter Hauge, në minutat shtesë.

Me këtë fitore, Milani mori kreun e tabelës me 20 pikë, ndërsa Napoli gjendet në vendin e gjashtë me 14 pikë.