Milani është duke pritur nën ethe lajme të reja nga Zlatan Ibrahimovic pas ndjeu dhimbje në këmbën e majtë gjatë triumfit mbrëmë kundër Napolit.

39 vjeçari realizoi dy gola kundër Napolit në “Sao Paolo”, por u largua nga fusha duke e shtrënguar këmbën e majtë.

Sulmuesi suedez ka realizuar nëntë gola në gjastë ndeshje në Serie-A dhe e kryeson listën e golashënuesve.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një ndalje të Ibras pas një forme të jashtëzakonshme të tij dhe kjo do të ishte një goditje për Milanin që nuk ka pësuar humbje në nëntë ndeshje kampionale.