Milani nuk dorëzohet për Brojën

.Armando Broja së fundi ka rinovuar kontratën e tij me Chelsean, por kjo nuk e përjashton mundësinë që ai të ndryshojë skuadër.
Gjiganti italian, Milani, ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit shqiptar, por aty janë edhe skuadra si Napoli, Neëcastle dhe Ëedst Ham United
Në fund të verës së këtij viti, Broja vazhdoi kontratën me Chelsean deri në vitin 2028. Milani, siç shkruan “Milanneës.it” po e ndjek nga afër lojtarin dhe goli i tij i parë për klubin londinez në fundjavë kundër Ëolves ishte shumë i mirëpritur.
Nga ana tjetër, gazetari i “Goal.com”, Nizaar Kinsella foli në një interviste për “MilanNeës” dhe u pyet për situatën që e shqiptarit, duke zbuluar dëshirën e Chelseat për ta mbajtur atë, por edhe mundësinë që ai të largohej.
“Armando Broja sapo ka shënuar golin e parë për Chelsean. Ai është një talent vërtet i madh, një sulmues i fuqishëm që di të driblojë dhe është shumë i rrezikshëm kur sulmon. Është e qartë se ai po rritet, ai duhet të mësohet të luajë në një nivel të lartë dhe ai ka ende disa të meta. Ai mund të përmirësohet, veçanërisht në aftësinë e tij për të shënuar “tha ai.
“Chelsea sapo i ka ofruar atij një kontratë të re, por unë nuk do ta përjashtoja plotësisht një transferim të tij në ndonjë skudër tjetër. Megjithatë, lojtari e do Chelsean dhe sigurisht nuk do të dorëzohet edhe pse nuk po i jepet hapësira e mjaftueshme.”, tha në fund ai.

Back to top button