Milani është nikoqir i Lille në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore në Ligën e Evropës.

Rossonerët kanë regjistruar dy fitore në dy përballjet e para dhe qëndrojnë në krye të Grupit H me gjashtë pikë.

Stefano Pioli pritet të vazhdojë me Zlatan Ibrahimovicin në sulm, ndërsa në portë do të jetë Gianluigi Donnarumma.


Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Castillejo, Brahim Diaz, Krunic; Ibrahimovic.

Formacioni i mundshëm i Lille: Maignan; Celik, Fonte, Botman, Reinildo; Yazici, André, Renato Sanches, Bamba; Ikone, Yilmaz. /Telegrafi /21Media