Milani s’ka të ndalur, mposhti edhe Fiorentinën
29 Nëntor 2020
Milani vazhdoi sigurt edhe me një fitore të radhës në kampionat, me ç’rast sot e mposhti edhe Fiorentinën.
Edhe pse në mungesë të Zlatan Ibrahimoviç-it për shkak të lëndimit, Milani ia doli që të triumfojë me rezultat 2-0 në “San Siro”.
Alessio Romagnoli i dha epërsinë e parë Milanit në minutën e 17’ e më pas atë e dyfishoi Frank Kessie nga penalltia në minutën e 28’.
Kessi e kishte rastin që ta realizonte edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje, por dështoi të realizonte po ashtu nga pika e bardhë.
“Rossonerët” mbeten lider në krye të tabelës me 23 pikë, pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.