Klubi po e mendon seriozisht nënshkrimin me talentin

Klubi po e mendon seriozisht nënshkrimin me talentin

Milan vijon të përqendrohet te talentet e rinj dhe ideja më e fundit është Teun Koopmeiners.

Holandezi ka qenë një ndër lojtarët më të mirë këtë sezon në Eredivisie, ku po zhvillon një sezon magjik me AZ Alkmaar.

“Tuttosport” shkruan se Milan po e mendon seriozisht nënshkrimin me talentin dhe do të provojë të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit holandezë.

22-vjeçari luan si mesfushor difensiv, por edhe si qendërmbrojtës. Kartoni i tij vlerësohet 14.5 milionë euro nga Transfermarkt, por Alkmaar kërkon shumë më shumë.