Milani zyrtarizon super talentin italian
10 Shtator 2020
Sandro Tonali zyrtarizoi në Instagram kalimin e tij në Milano me ngjyrat kuqezi. Këto ishin fjalët e shkruara mbi një foto të tij të fëmijërisë, me fanëllën e “Djallit”, çka vërteton se ai ka qenë gjithmonë admirues i Milanit.
Lojtari mbërriti në zyrat e Milanit, i shoqëruar nga familja e tij, për të nënshkruar kontratën.
View this post on Instagram
L’ho voluta. L’ho sognata. L’ho chiesta. L’ho ottenuta. È la maglia del mio @acmilan ❤️🖤
Tonali vishet kuqezi në formë huazimi për 10 milionë euro. Milani do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit për 25 milionë euro, plus 10 milionë në formë bonusesh, në bazë të disa arritjeve sportive. Brescia ruan gjithashtu 10% të vlerës së kartonin, në rast se Milani do ta shesë në një klub tjetër në të ardhmen.
Ai do të nënshkruaje me Milanin kontratë 5-vjeçare me pagë 2 milionë euro neto në sezon, plus bonuset në varësi të arritjeve sportive.