Miley Cyrus konfirmon martesën me Liam Hemsworth
27 Dhjetor 2018
Ceremonia e martesës u mbajt të dielen
Ceremonia e martesës u mbajt të dielen
Ylli i popit, Miley Cyrus e konfirmoi martesën e saj me aktorin australian, Liam Hemsworth. Cyrus publikoi fotografi nga ceremonia që u mbajt të dielën. Çifti u takua para një dekade në xhirimet e filmit “The Last Song”, transmeton rtv21.tv
Raportohet që dasma u mbajt në një lokal të Cyrusit, në Franklin të Tennessee. Ishte një ceremoni në të cilën morën pjesë familjarë dhe miq të çiftit. Në fotografinë që Cyrus e shpërndau në Twitter, shihen çifti duke u përqafuar, shkruan rtv21.tv
10 years later ….. pic.twitter.com/Lm8VD5AVxa
— Miley Ray Cyrus (@MileyCyrus) December 26, 2018
Çifti u fejua në vitin 2012, por u nda një vit më pas. Ata u panë bashkë në vitin 2015 dhe më vonë doli lajmi se ata u fejuan.
Në muajin nëntor, shtëpia e çiftit u dogj nga zjarri që kaploi Kaliforninë. Cyrus shkroi në Twitter që ajo dhe Hemsworth “shpëtuan” nga zjarri që kaploi Malibunë.
Sa i përket muzikës, ajo dhe Mark Ronson publikuan versionin e “Happy Christmas (War is over)” të John Lennonit dhe Yoko Ono./21Media