Këngëtarja e njohur botërore, Miley Cyrus vitin e kaluar ishte pjesë e festivalit “Sunny Hill”.  Në faqen e festivalit sot janë publikuar disa fotografi dhe video, në të cilat përmbledhen disa prej momenteve më të mira nga performancat e vitit të kaluar.

Në mesin e këtyre postimeve edhe Miley Cyrus, e cila shpërndau këtë fotografi në Instagram, duke e kujtuar me nostalgji atë paraqitje.

Ndryshe, Dua Lipa ka paralajmëruar një baashkëpunim në të ardhmen me kënëtaren e njohur amerikane Miley Cyrus. Autorja e hitit ‘Physical’ zbuloi më parë se ajo dhe Miley kanë diskutuar për një duet.

Kujtojmë se, Festivali “Sunny Hill” për shkak të pandemisë këtë vit është anuluar./21Media