Ngjarja më e madhe sportive, ajo e futbollit amerikan, Super Bowl, këtë vit në varësi edhe të situatës së COVID-19, do të sjellë shumë surpriza. Këngëtarja e famshme Miley Cyrus do të performojë për punëtorët shëndetësorë, në një koncert special që organizohet para ndeshjes së madhe.

Miley i është bashkuar yjeve që do të interpretojnë në kuadër të ngjarjes “TikTok Tailgate”, e cila mbahet pak para finales së kampionatit të futbollit amerikan më 7 shkurt.

Miley është shprehur se mezi pret që të marr pjesë në këtë ngjarje kaq të rëndësishme e cila këtë vit mbahet me një kauzë shumë të veçantë.

Super Bowl LV!!! Do të jem atje për koncertin ‘TIKTOK TAILGATE’. Mezi pres të performoj. Punëtorët shëndetësorë nga mbarë vendi”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Koncerti do të ndiqet nga 7 mijë e 500 punëtorë shëndetësorë tashmë të vaksinuar, të cilët gjithashtu janë ftuar ta ndjekin finalen e kampionatit të futbollit amerikan, “Super Bowl”, në stadiumin “Raymond James” në Tampa të Floridës, në shenjë mirënjohje për punën e tyre në luftën kundër COVID-19.

Miley nuk do të jetë këngëtarja e vetme e cila do të performojë në këtë koncert. Eric Church dhe Jazmine Sullivan tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Pjesë e këtij do të jetë edhe ylli kanadez i The Weeknd.