Miliarderja më e re e Australisë pothuajse dyfishoi pasurinë e saj brenda disa muajsh, meqë popullariteti i kompanisë së saj të teknologjisë u rrit gjatë pandemisë.

Melanie Perkins, me origjinë nga Perth, themeloi biznesin e saj të dizajnit grafik dixhital me bazë në Sidnei me të fejuarin e saj, Cliff Obrecht, në vitin 2014, pasi braktisi universitetin.

Kompania u zgjerua në Manila dhe Pekin në pesë vitet e ardhshme, dhe zonja Perkins arriti pasuri prej 1.3 miliard dollarësh deri në tetor të 2019-es. Por popullariteti i saj u rrit edhe më shumë gjatë periudhës kur njerëzit punonin nga shtëpitë e tyre përgjatë izolimit për shkak të pandemisë dhe filluan ta përdorin softuerin.

Pasuria e saj u rrit në 2.5 miliardë, kështu që ajo u bë gruaja e tretë më e pasur në Australi./21Media