Policia e Kosovës së bashku me ekipet tjera emergjente kanë arritur ta nxjerrin nga liqeni artificial trupin e pajetë të fëmijës së dytë, i cili kishte rënë së bashku me një tjetër fëmijë.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Baki Kelani dy fëmijët kishin hyrë për t’u larë në këtë liqe artificial në fshatin Milloshevë, por që nuk kishin mundur të dalin më.

Trupin e viktimës së parë nga liqeni e kishe nxjerrë një bashkëfshatar, kurse trupi i viktimës së dytë është nxjerrur rreth orës 17:05 nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Kelani ka ngushëlluar familjen e viktimave.

Në vendngjarje është parë edhe kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi./21Media