Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica sot është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij Belkiz sollën në jetë një djalë të cilin e pagëzuan Tian.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram. “Ëndërr e madhe, djalë i vogël”, është përshkrimi që ka lënë Rashica në imazhin e publikuar të bebes dhe gruas së tij në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CAXwolGIccO/

Ndërkaq edhe Belkiz ka shfaqur lumturinë përmes rrjeteve sociale. “Mirë se erdhe në këtë botë, djali im. Të duam, Tian Rashica”, ka shkruar ajo në Instagram./21Media

https://www.instagram.com/p/CAXwpq4I1ZY/