Futbollsti i njohur shqiptar, Milot Rashica, feston sot ditëlindjen e 24-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, fansat dhe familjarët e tij.

Një urim të veçantë, Rashica e mori nga bashkëshortja e tij, e cila në rrjetin social Instagram ka postuar një fotografi të Milotit pranë djalit të tyre.

“Shoku im i shpirtit. Ti je arsyeja pse unë jam e ngazëllyer të zgjohem çdo mëngjes. Ndihem aq me fat që kam një njeri të mrekullueshëm si ti pranë meje. Më pëlqen çdo moment që kalojmë së bashku dhe të uroj lumturi pafund. Gëzuar ditëlindjen babai më i mirë, ne të duam”, ka shkruar Belkiz krahas fotografisë./21Media