Milot Rashica ka komentuar barazimin 0:0 të Borussia Monchengladbachut, ndeshje e luajtur mbrëmë.

Skuadra e tij krijoi raste të shumta, por që nuk arriti të marrë tri pikët e kërkuara.

“Të pafat për të marrë tri pikë sot. Do të vazhdojmë tutje”, ka shkruar Rashica në Twitter.

Ai pati dy raste të mira për shënim, por që portieri ia mohoi golin.