Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica në muajin maj është bërë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Belkiz u bekuan me një djalë të cilin e pagëzuan Tian.

Ardhja në jetë e vogëlushit çiftin e ka gëzuar pa mas dhe vazhdimisht ata po kalojnë kohë së bashku.

Miloti dhe bashkëshortja e tij sot kanë ardhur në Kosovë për herën e parë me djalin e tyre Tianin. Si Miloti ashtu edhe Belkizi publikuan fotografi të ndryshme nga udhëtimi i tyre për në Kosovë, shkruarn rtv21.tv

Kujtojmë se Miloti dhe Belkizja janë fejuar në vitin 2015, kurse janë martuar vitin e kaluar. /21Media