Çifti në pritje të fëmijës së parë

Çifti në pritje të fëmijës së parë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica dhe partnerja e tij, Belkize Kera janë në pritje të fëmijës së parë. Fillimisht këtë e ka bërë të ditur një familjare e Belkizit, teksa i ka uruar ditëlindjen asaj.

Në lidhje me këtë edhe Miloti për herë të parë për gjithë  fansat e tij e ka konfirmuar këtë lajm. Në urimin e ditëlindjes për të dashurën e tij Rashica ka shkruar se dhurata më e mirë është duke ardhur, shkruan rtv21.tv

“6 vite plotë lumturi e dashuri dhe dhurata më e mirë po vjen, urime ditëlindjen”, ka shkruar Miloti në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

6 years full of love and happiness, and the greatest gift is yet to come 🙏 HAPPY BIRTHDAY 🎉 @belkiz_kera

A post shared by MILOT RASHICA (@milotrashica7) on

Kujtojmë se Miloti dhe Belkizja janë fejuar në vitin 2015, kurse janë martuar vitin e kaluar. /21Media