Futbollisti i njohur Milot Rashica ka befasuar sot prindërit e tij me një dhuratë luksoze.

Bëhet fjalë për një veturë të tipit Range Rover, të cilën futbollisti ua dhuroj sot prindërve të tij.

Babai i Milotit, ishte ai që ndau me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi të veturës, teksa ka falënderuar djalin e tij për këtë dhuratë.

Dhurata çdo herë është e mirë, po kur vjen nga djali ka vlerë të madhe. Faleminderit Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve. Allahu të ruajt .RANGE ROVER 00!“, ka shkruar ai.

Kujtojmë se 24 vjeçari dhe bashkëshortja e tij po qëndrojnë për pushime në Kosovë së bashku me djalin e tyre./21Media