Roma është anëtarja më e re e familjes Llalloshi

Roma është anëtarja më e re e familjes Llalloshi

Milot Llalloshi dhe bashkëshortja e tij, Erxhina Llalloshi janë bërë prindër për herë të dytë. Erxhina sot ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Roma.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një fotografie në Instagram, ku shiheshin duke mbajtur duart e njëri-tjetrit, shkruan rtv21.tv

“Mire se erdhe qika jem, Roma Llalloshi 🙏 26.02.2019 “, ka shkruar Miloti krahas fotografisë.

Miloti dhe Erxhina në vitin 2016 e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore. Në vitin 2017 janë bërë prindër të një vogëlushi, të cilin e kanë quajtur Priam./21Media