Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica në muajin maj është bërë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Belkiz u bekuan me një djalë të cilin e pagëzuan Tian.

Miloti bashkë me djalin dhe gruan para disa dite është kthyer në Kosovë, kurse, dje ata organizuan një festë për ardhjen e vogëlushit në jetë.

Çifti për këtë festë ishte përkujdesur deri në detajin e fundit, me një dekore të bukura dominuese ishin nuancat të ngjyrës së kaltër.

Kujtojmë se Miloti dhe Belkizja janë fejuar në vitin 2015, kurse janë martuar vitin e kaluar. /21Media