Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica po e shijon pushimin e tij në vendlindje. Rashica më 08 korrik ka ardhur në Kosovë, së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij, derisa me vogëlushin e tij po e kalon kohën më të mirë.

Kjo po shihet nga imazhet që futbollisti po i publikon në rrjete sociale, në të cilat numëron ndjekës të shumtë. E kur jemi te këto të fundit, sot Miloti publikoi një fotografi të bukur, në të cilën shihet me djalin e tij, Tianin, shkruan rtv21.tv

Milot Rashica dhe Belkiz Kera janë martuar vitin e kaluar. Miloti dhe Belkizi janë bërë prindër të Tianit në muajin maj./21Media