Sot është ditë e veçantë për këngëtaren e njohur, Mimoza Mustafën. Artistja sot ka ditëlindjen dhe mbushi 46 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë. Kjo shihet nga storiet e shumta që artistja i ka publikuar në instastory.

Një urim të veçantë, këngëtarja e ka marrë nga bashkëshorti i saj, këngëtari Shkumbin Kryeziu, i cili përmes një imazhi e ka uruar personin e zemrës për ditëlindje.

Mimoza Mustafa është këngëtare e njohur nga Prishtina. Ajo ka hyrë në botën e muzikës në vitet 1995-1996 dhe që nga atëherë ka realizuar albume dhe këngë, të cilat janë pëlqyer mjaft nga publiku.

Ndryshe, projekti i fundit i Mimoza Mustafës është “Krejt i Boj”, në bashkëpunim me Robert Berishën. projekti është publikuar në muajin qershor të vitit 2019./21Media