Minatori i Tanzanisë, Saniniu Laizeri cili u bë një milioner brenda natës në qershor për shitjen e dy gurëve të Tanzanit me vlerë 3,4 milionë dollar, ka shitur edhe një perlë tjetër për 2 milionë dollarë.

Zbulimi i tretë nga Saniniu Laizer peshonte 6.3 kg, transmeton rtv21.tv.

Tanzaniti gjendet vetëm në Tanzaninë veriore dhe përdoret për të bërë zbukurime.

Është një nga gurët e çmuar në Tokë dhe një gjeolog lokal vlerëson se furnizimi i tij mund të jetë më i ulët brenda 20 viteve të ardhshme.

Tërheqja e gurit të çmuar qëndron në larminë e ngjyrave, përfshirë jeshile, të kuqe, vjollcë dhe blu.

Vlera përcaktohet se sa më e hollë të jetë ngjyra ose qartësia, aq më i lartë është çmimi.

Lazier u bëri thirrje minatorëve të punojnë me qeverinë, duke thënë se përvoja e tij ishte një shembull i mirë./21Media