Lluka prezantoi para Maksymiuk planet e tij për rritje të transparencës

Lluka prezantoi para Maksymiuk planet e tij për rritje të transparencës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në një takim Ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezidentë në Kroaci Daniel Maksymiuk, me të cilin ka bashkëbiseduar për zhvillimet ekonomike në vend, përfshirë prioritetet e Qeverisë në planin ekonomik.

Me këtë rast ministri ka njoftuar Ambasadorin për projektet dhe prioritetet e MZHE-së, duke u fokusuar në fushat e energjisë dhe minierave.

Lluka, prezantoi planet e tij për rritje të transparencës në të gjitha projektet që drejtohen nga MZHE, mënyrë kjo e cila do t’i nxisë investitorët e shteteve tjera të investojnë dhe ta ndihmojnë Kosovën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

Nga ana e tij, Maksymiuk ka përgëzuar ministrin për praktikat transparente në fushën e ekonomisë, duke shtuar se kjo do të ndikoj në bashkëpunimin e mëtejmë mes dyja vendeve.

Maksymiuk tha se minierat janë fushë në të cilat investitorët e huaj kanë interesim të investojnë, duke shtuar se kjo do të ndikonte që Kosova të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik./21Media