Dje pasdite ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla pati disa probleme me llogarinë e saj në “Facebook”. Kjo pasi që iu sulmua llogaria e saj nga hakerët dhe iu pamundësua qasja në të.

Haradinaj-Stublla rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës, ku pastaj është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike dhe prokurori i shtetit.

“Ankuesja f/k ka raportuar se nuk ka qasje në llogarinë e Facebookut, llogaria është hakuar. Në lidhje me rastin është njoftuar njësia e Krimeve Kibernetike dhe prokurori i shtetit”, ka njoftuar policia.

Sipas Ministrisë ky sulm kibernetik ndaj llogarisë së saj vjen pas reagimit që kishte bërë dje ndaj deklaratave tendencioze të Aleksandar Vuçiqit./21Media