Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërprerë marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai njoftoi në konferencën për media se këto fonde amerikane janë pezulluar në muajin prill dhe në të ardhmen do të shkojnë për nevoja të tjera globale të shëndetit publik.

Trump tha se Kina e ka OBSH-në nën kontrollin e vet, ndërkohë që kontribuon rreth 40 milionë dollarë te organizata, krahasuar me 10-fishin që siguron Washingtoni.

Mirëpo me vendimin e presidentit amerikan nuk pajtohet ministri gjerman i Shëndetësisë, Jean Spahn. Ai tha se është “zhgënjyese” dhe një frenim për shëndetin global./21Media

,