Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass përmes llogarisë së tij zyrtare në “Twitter” ka treguar arsyen se pse gjendet sot në Prishtinë dhe pse do të vizitojë edhe Beogradit nesër.

Maas ka thënë se e gjithë kjo vizitë ndërlidhet me çështjen e procesit të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor.

“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi apo mossuksesi i fqinjëve. Kështu procesin e vaksinimit tani do të mund ta ndajnë BE edhe me vendet e Ballkanit perëndimor që është momenti kyç në luftën kundër virusit. Andaj sot dhe nesër do te jem në Prishtinë dhe Beograd”, ka shkruar ai.

Maas aktualisht është në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin./21Media