Bytyqi bëri thirrje për punë të përbashkët për përmirësim të sektorit të arsimit të lartë

Bytyqi bëri thirrje për punë të përbashkët për përmirësim të sektorit të arsimit të lartë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka uruar studentët për fillimin e vitit të ri akademik.

Bytyqi bëri thirrje të punojnë dhe të arrihen synimet për cilësi.

“Uroj të keni një vit të suksesshëm akademik. Le të punojmë të gjithë së bashku që të arrijmë synimet e përbashkëta për cilësi, që të avancojmë standardet universitare dhe mbi të gjitha, të jemi të përgatitur dhe konkurrent në tregun evropian dhe më gjerë”, ka thënë ministri përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai uroi që fakultetet të përgatisin kuadro për të ardhmen duke ofruar programe atraktive e cilësore konform kërkesave të tregut të punë, duke thënë se zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendit, varet nga ajo se çfarë kuadrosh do të kemi në të ardhmen.

Me këtë rast Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” me fillim nga ora 10:00 ka organizuar Ditën e Orientimit për Studentët e Rinj. Ky organizim mbahet për herë të parë dhe synon t’i njoftojë studentët me kushtet e studimeve në këtë universitet./21Media